×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerta Deliu tregon se çfarë bisedoi me Adelina Graincën para dy ditësh

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 18:41

    Adelina Grainca sot përmes një reagimi tha se ju bashkua Lëvizjes Vetëvendosje pasi nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në PDK.


    Por ndaj kësaj deklarate të saj ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila thotë se dy ditë më parë ka drekuar së bashku në njëren prej lokaleve të Prishtinës, dhe kanë folur rreth angazhimit politik dhe çasjes që ajo dëshiron të ndjek në angazhimin opozitar.

    Deliu-Kodra thotë se Adelina ka folur me pasion për fitoren në zgjedhjet lokale të PDK-së në Ferizaj.

    Postimi i Blerta Deliu-Kodras:

    Cila Adelinë je ti?!

    Me ish bashkëpartiaken Adelina Grainca, jemi njohur pak. E vërteta është se për herë të parë e kam takur në hapjen zyrtare të fushatës. Si grua në politikë i gëzohem bashkimit në listën tonë garuese të cdo gruaje e sidomos një vajze të re.

    Dy ditë më parë kemi drekuar së bashku në njëren prej lokaleve të Prishtinës. Kemi folur rreth angazhimit politik dhe çasjes që ajo dëshiron të ndjek në angazhimin opozitar, madje Adelina ka folur me pasion për fitoren në zgjedhjet lokale të PDK-së në Ferizaj.

    Kur pashë lajmet në media dje, nuk arrija të kuptoj asesi, që po e njejta Adelinë që hapur më foli për çasjen e Vetëvendosjes, po defilonte në seancë me Albin Kurtin! Një e sapoardhur në parti e cila u vlerësua maksimalisht nga të gjithē. E shumë të rinjë aktivistë të devotshëm të PDK-së nuk e patën fatin e sajë, shumë kolege të jashtëzakoshme nuk arritën që të zgjedhen edhe pse dhanë shumë energji e mund.

    Krejt në fund, një falenderim dhe kërkim falje kolegëve, kryetarit në detyrë, ferizajasve dhe atyre që të besuan, do të duhej të ishte minimumi i korrektësise politike.

    Mos harro se të tradhëtosh besimin qytetarë do të thotë shumë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!