×
  • Lajme
  • Lajme

    “Blindohet” rruga e kryeqytetit ku do të darkojnë Thaçi e Grenell

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 19:16

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet sonte me emisarin special të Presidentit të SHBA’së, Richard Grenell.


    Edhe pak minuta kanë mbetur për të nisur darka që mund të definojë shumëçka lidhur me krijimin e institucioneve, shkruan Reporteri.net.

    Reporteri po qëndron tek restauranti ku do të mbahet ky takim dhe do të sjell pamje dhe detaje të tjera.

    Aty shihen qindra policë të Kosovës dhe sigurimi i diplomatit amerikan Grenell. Ajo pjesë e Prishtinës është e blinduar.

    Ndryshe, Grenell pritet që nesër të takojë edhe liderët e partive politike në vend./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!