Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Në reagim, sekretari amerikan ka thënë se dënon veprimet e Qeverisë së Kosovës që, sipas tij, shkaktuan tensionet në veri dhe rritën jostabilitetin, shkruan gazeta online Reporteri.net.
I njëjti i ka bërë thirrje publike kryeministrit Albin Kurti që të fokusohet në dialog.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit @albinkurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar ai në Twitter.
We strongly condemn the actions by the Government of Kosovo that are escalating tensions in the north and increasing instability. We call on Prime Minister @albinkurti to immediately halt these violent measures and refocus on the EU-facilitated Dialogue.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 26, 2023
Aksionin e Policisë së Kosovës në veri e ka dënuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në një reagim në profilin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, thuhet se “masat e dhunshme” duhet të ndërpriten menjëherë.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
The United States condemns the ongoing action by Kosovan authorities to access municipal buildings in the north of Kosovo. Today’s violent measures should be immediately halted.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 26, 2023
Serbët lokalë reaguan sot në veri në përpjekje për ta penguar futjen në objekte komunale të kryetarëve të rinj të komunave veriore.
Rezistenca e tyre u përcoll me barrikada e sulme ndaj pjesëtarëve policorë dhe gazetarëve. /Reporteri.net/.