×
  • Lajme
  • Lajme

    Bllokadë totale në Aeroportin e Prishtinës, shkak greva e punëtorëve

    Reporteri
    19 Gusht 2019 | 9:48

    Ka nisur greva e punëtorëve në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.


    Kjo grevë e punëtorëve që zgjati deri në orën 09;00 për një orë ka krijuar tollovi të madhe edhe tek qytetarët që po prisnin për të udhëtuar. Kjo shihet edhe përmes këtij imazhi të dërguara nga vet ata në adresë të mediave.

    Ndryshe, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se përkundër grevës së paralajmëruar, të gjitha fluturimet e planifikuara për datat 19 deri më 21 gusht, do të realizohen në kohë.

    “Kujtojmë që edhe nesër do të ketë grevë dy orësh duke filluar prej orës 08.00-10.00, si dhe më datën 21 do të mbajmë grevë gjithë-ditore”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të ANP ‘Adem Jashari’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!