×
  • Lajme
  • Lajme

    Bllokohet magjistralja Prishtinë-Pejë, kolona të gjata me kilometra

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 19:26

    Magjistralja Prishtinë-Pejë është bllokuar si pasojë e kolonave të gjata që janë krijuar në këtë pjesë.


    Lexues të Reporterit që kanë dërguar fotografi në adresë të redaksisë kanë pohuar se kolona me kilometra janë krijuar aktualisht në këtë magjistrale duke pamundësuar edhe qarkullimin e automjeteve.

    Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se një aksident zingjiror ka ndodhur para pak çastesh në Sllatinë, duke bërë që të krijohet tërë kjo tollovi.

    “Momentalisht nuk ka të lënduar. Megjithatë, duke u bazuar nga praktikat e kaluara, lëndimet janë paraqitur më vonë, andaj na duhet të presim. Por, nga informacionet momentale që posedojmë, nuk ka asnjë të lënduar”, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!