×
  • Lajme
  • Lajme

    “Bonu serioz, mos u zgërdhijë”, Avdullah Hoti përplaset me Hekuran Muratin për Trustin

    Reporteri
    24 Mars 2023 | 17:12

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është përplasur ashpër në Komisionin për Buxhet me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, në debatin që kanë pasur për Trustin Pensional, institucion i cili ka mbetur pa bord dhe është duke pësuar humbje milionëshe.

    Murati është munduar që ta paraqes si jo-relevante mungesën e Bordit për momentet që po kalon Trusti, duke thënë se ai Bord që merr vendim për luhatje një ditore duhet të shkarkohet.

    “Nuk merren vendime në baza të luhatjeve ditore. Përkundrazi po të kishte bord që merr vendim bazuar vetëm në një luhatje një-ditore ai bord duhet të shkarkohej”, ka thënë ministri Murati.

    Pas kësaj ka ndërhyrë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke i thënë Muratit i papërgjegjshëm.

    “Me pas pak përgjegjësi institucionale dhe njerëzore, t’i duhesh me u ndje në faj para këtij komisioni dhe para qytetarëve, me thanë na ka ndodhë kjo situatë, të shohim si ta menaxhojmë. Me pas pak përgjegjësi institucionale dhe njerëzore si individ për menaxhimin e 2.5 miliardë eurove”, ka thënë Hoti.

    Hoti ka thënë se do t’i bëjë publike evidencat që tregojnë mjetet e trustit pensional që janë investuar në bankat që kanë falimentuar.

    “Kur të flasë, tu kisha lutë me u bë shumë serioz. As mos me ndërhy, as mos me u zgërdhi kur flas. Ta bëjmë diskutimin serioz dhe profesional. Ti e di që s’të respektoj fare, por ti je ministër dhe duhesh me dhanë përgjegjësi për çështjet që unë i ngris si deputet”, ka thënë Hoti.

    Deputeti i LDK-së ka thënë se nëse do kishte pak përgjegjësi institucionale, ministri Hekuran Murati duhej të jepte sot dorëheqje.

    Gjithashtu Hoti ka paralajmëruar se do t’i bëjë publike emrat e bankave të falimentuara ku janë investuar paratë e Kursimeve Pensionale. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!