×
  • Lajme
  • Lajme

    Bora bllokon disa fshatra të Shalës së Bajgorës, trashësia kalon mbi 1 metër

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 10:31

    Reshje të shumta bore ka pasur në dy ditët e fundit në shumë zona të Kosovës.


    Reshje më të theksuara natyrisht se ka pasur në disa fshatra të vendit. Në Shalë të Bajgorës trashësia e borës, sipas banorëve ka arritur deri në 1 metër, shkruan Reporteri.net.

    Banorët e  fshatrave Melenicë dhe në Vllahi janë ankuar se kanë mbetur të bllokuar dhe kalimi nuk mund të bëhet as me automjete të mëdha.

    Në disa pamje të dërguara në adresë të Reporterit shihet një automjeti teksa ka mbetur i bllokuar në borë.

    Reshje bore janë paraparë edhe për sot. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!