×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi e shkarkoi dje, sot stafi i Trainkos-it i ndan mirënjohje ish-kryeshefit të ndërmarrjes

    Reporteri
    17 Mars 2023 | 20:06

    Përderisa Bordi i Ndërmarrjes Publike “Trainkos” dje mori vendimin për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Gelor Shala, stafi e ka pritur me mirënjohje largimin e tij dhe kanë çmuar kontributin e dhënë drejt fushës hekurudhore në Kosovë.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, faqja zyrtare e ndërmarrjes ‘Trainkos’ ka thënë se Shalës do t’i mbeten përherë mirënjohës sukseseve të arritura përgjatë angazhimit të tij.

    “Sot, në ambientet e Trainkos Sh.A, punonjës nga të gjitha Departamentet dhe stafi Manaxherial në shenjë mirënjohje përshëndetën Kryeshefin Ekzektuiv të deri tanishëm z.Gelor Shala, për kontributin e dhënë në Hekurudhat e Kosovës”, thuhet në postimin e tyre.

    “Duke i uruar për suksese të mëtutjeshme në jetën personale e profesionale, Trainkos Sh.A, do mbetët përherë mirënjohës ndaj sukseseve të përbashkëta në periudha të ndryshme përgjatë viteve që punuam së bashku. FALEMINDERIT!”, përmbyllet postimi i ‘TrainKos’-it.

    Sipas raportimeve të djeshme në media, Bordi i kësaj ndërmarrjeje publike e ka shkarkuar Shalën kinse për “rezultat financiar negativ”.

    Nga tre nënshkruesit e këtij vendimi kanë qenë dy anëtarë të Bordit [Astrit Mehaj, Shaban Neziri] të cilët kanë afërsi me subjektin politik në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

    Shaban Neziri, anëtar i bordit ‘Trainkos’, ishte anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje më 2018-ën. Prezantimin e tij atëherë e bënte deputeti i tashëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani.

    Në anën tjetër, për Astrit Mehajn raportohej për afërsi me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!