×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i Ujësjellësit: Ishte politik, u bë politik

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 12:09

    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e djeshme e ka  shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.


    Me po të njëjtin vendim, qeveria në detyrë ka njoftuar se është emëruar bordi i përkohshëm i kësaj kompanie.

    Punësimi dhe politizimi i bordeve të kompanive publike dhe rajonale në Kosovë si duket tashmë është bërë një praktikë normale, shkruan Reporteri.net.

    Bordi i vjetër i cili konsiderohej se ishte i politizuar dhe që ishte ndarë në mes të PDK-së, AAK-së dhe NISMË-s gjatë kohës së PAN-it, nuk po i lëshon rrugë këtij të përkohshmit, në krye të të cilit është vendosur Mentor Hyseni, i cili i ishte bashkuar VV-së më 31 Gusht 2019.

    Anëtarë të tjerë të këtij bordi janë:

    Mentor Hyseni, kryesues dhe drejtues,

    Hajrije Morina, drejtore,

    Seat Bilibani, drejtor dhe

    Idriz Maliqi, drejtor.

    Një reagim nga Qeveria për këto emërime erdhi vetëm nga ministrja, Rozeta Hajdari e cila ndër të tjera punësimin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në ndërmarrjet publike e arsyetoi me faktin se ata janë të përkohshëm dhe se siç tha ajo nuk vjedhin.

    Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradiaj në qershor të vitit 2019 kishte emëruar bordin e drejtorëve të KRU “Prishtina” , i cili përbëhej nga Betim Berisha – kryesues, si dhe drejtorët e tjerë: Amir Gashi, Bajram Jashari, Albetron Sahiti, Sejdë Tolaj dhe Ilir Rexhepi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!