×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell e uron Kurtin, ia rikujton përgjegjësinë që ka për dialogun me Serbinë

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 10:13

    Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell e ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin për marrjen e detyrës.


    Me anë të një postimi në Facebook, Borrell nuk e ka lënë pa ia përmendur Kurtit edhe procesin e dialogut, proces ky që shefi i ri i qeverisë nuk po e konsideron si prioritet të parë.

    Ai ka thënë se për rrugën evropiane të Kosovës, dialogu ka një rëndësi kruciale.

    Postimi i plotë:

    Urime Kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti.

    Presim të punojmë së bashku për ta sjellë Dialogun Beograd-Prishtinë në një mbyllje të suksesshme. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane.

    BE mbështet plotësisht axhendën e reformave dhe trajtimin e # COVID19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!