×
  • Lajme
  • Botë

    2.1 milionë infektime me Omicron në 24 orë në mbarë botën

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 19:01

    Përhapja e variantit Omicron ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të infektimeve në mbarë globin. 24 orët e fundit vendosën një rekord të ri negativ, teksa në gjithë botën u regjistruan mbi 2.1 milionë raste të reja me Covid, pjesa dërmuese e tyre i përkasin pikërisht variantit Omicron.

    Shifrën më të lartë e kanë shënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që regjistruan mbi 567 mijë infektime dhe mbi 1800 viktima. Problematike mbetet në SHBA numri i lartë i shtrimeve në spital i cili ka kaluar më shumë se 100 mijë, nga të cilët afro 21 mijë janë në gjendje kritike për jetën.

    Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Joe Biden ritheksoi se kjo është pandemia e njerëzve të pavaksinuar, ndaj sipas tij njerëzit që nuk janë imunizuar duhet të “alarmohen” nga varianti shumë i transmetueshëm Omicron.

    Gati gjysmën e infektimeve ditore globale e raportoi Europa, ku Omicron është bërë gjithashtu mbizotërues.

    Franca vendosi një rekord kombëtar me 271 mijë raste të reja dhe 351 viktima. Britania e Madhe gjithashtu vendosi një rekord të vetin me mbi 218 mijë infektime.

    Në Itali, krahas rritjes së infektimeve që kapën shifrën 171 mijë, rritje të konsiderueshme pësuan edhe fatalitetet, teksa autoritetet shëndetësore raportuan për 222 viktima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!