×
  • Lajme
  • Botë / Zjarr i madh

    Të paktën 29 vdekur nga zjarri në një klub nate në Stamboll

    Reporteri
    02 Prill 2024 | 15:54

    Të paktën 29 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar nga zjarri që ka përfshirë një klub nate, i cili ishte duke u rinovuar, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

    Autoritetet turke kanë njoftuar se tetë persona janë të lënduar, shtatë prej tyre janë hospitalizuar dhe janë në gjendje të rëndë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Klubi i natës, i cili ishte i mbyllur për rinovime, ishte në përdhesën e ndërtesës 16-katesh në lagjen Beshiktash. Zjarri është lokalizuar.

    Autoritetet turke kanë nisur hetimet dhe viktimat besohet se janë punëtorët që po merreshin me rinovimin e klubit të natës.

    Pesë persona janë arrestuar dhe intervistuar, përfshirë menaxherin e klubit të natës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!