×
  • Lajme
  • Botë / Video

    A po fillon përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme – Irani sekuestron një anije “të lidhur me Izraelin”

    Reporteri
    13 Prill 2024 | 14:55

    Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve thotë se rojet kanë sekuestruar një anije “të lidhur me Izraelin”.

    Një helikopter i forcave speciale të marinës hipi në anijen me flamur portugez dhe e kapi atë, shtoi IRNA.

    Ata thanë se anija e sekuestruar po lëvizte në ujërat territoriale të Iranit. Kjo vjen disa ditë pasi Irani paralajmëroi se mund të mbyllte zonën për trafikun detar.

    Një video e shpërndarë nga një zyrtar i mbrojtjes tregon komando që bastisin një anije pranë ngushticës së Hormuzit, raporton skynews.

    Një zëdhënës i ushtrisë izraelite është përgjigjur pasi Irani tha se kishte kapur një anije “të lidhur me Izraelin”.

    “Irani do të bartë pasojat për përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Izraeli është në gatishmëri të lartë. Ne kemi rritur gatishmërinë tonë për të mbrojtur Izraelin nga agresioni i mëtejshëm iranian. Ne jemi gjithashtu të përgatitur të përgjigjemi”, pohoi zëdhënësi Daniel Hagari.

    Ndryshe, kompania “Zodiac Maritime” ka konfirmuar se ata janë pronar të anijes së sekuestruar. Në anije thuhet se ishin 25 persona, të gjithë ekuipazh i bordit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!