×
  • Lajme
  • Botë

    Afera “Pegasus”: Pritet ashpërsimi i masave për eksportin e programit

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 10:22
    Projekti Pegasus - Përgjimet - Reporteri

    Një komision izraelit do të shqyrtojë mundësinë e ashpërsimit të masave për eksportin e programeve të tilla si Pegasus nëse vërtetohen dyshimet se programi i NSO është keqpërdorur nga klientët e tij për të shënjestruar gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, shkruan The Guardian.


    Vendimi erdhi ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkoi një takim emergjent për sigurinë kibernetike pas raporteve që telefoni i tij dhe i ministrave të qeverisë ishin pjesë e listës së spiunazhit.

    Një zyrtar në Pallatin Elysee tha që Macron kishte ndryshuar numrat e telefonit. NSO ka thënë që Macron nuk ishte një “shënjestër”, që do të thotë se kompania mohon se ai u zgjodh për mbikëqyrje duke përdorur spyware-in e saj.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se sisteme të tilla nuk duhen të lejohen në vendet ku nuk ka mbikëqyrje gjyqësore, pasi zbulimit se 14 krerët e shteteve ishin në listë.

    E pyetur nëse pendohej që teknologjia e shitur nga NSO Group kishte ndihmuar në minimin e lirisë së shprehjes në vendet e qeverisura nga regjime autokratike, Merkel tha: “Unë besoj se është e rëndësishme që softueri i zhvilluar për situata të caktuara të mos bjerë në duar të gabuara. Duhet të ketë masa kufizuese dhe një softuer i tillë nuk duhet të shitet në vendet ku mbikëqyrja gjyqësore mbi sulme të tilla nuk mund të garantohet.”

    Pasojat në rritje nga zbulimet e projektit Pegasus, një bashkëpunim i 17 organizatave mediatike përfshirë Guardian, i cili filloi të dielën me një seri pretendimesh rreth keqpërdorimit të softuerit, ka vazhduar të bëjë jehonë.

    Në Izrael perspektiva e kontrolleve më të rrepta mbi eksportin e Pegasus u ngrit nga Ram Ben-Barak, kreu i komitetit të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes së parlamentit – dhe një ish-nënkryetar i agjencisë së spiunazhit Mossad, i cili tha se “institucioni i mbrojtjes së Izraelit ka caktuar një komision rishikimi të përbërë nga një numër grupesh”.

    DECA, pjesë e ministrisë së mbrojtjes së Izraelit mbikëqyr eksportet e NSO. Ministria dhe kompania kanë thënë që Pegasus do të përdoret për të ndjekur vetëm terroristë dhe kriminelë. Në qendër të projektit është spiunazhi i 50,000 numrave të celularit që The Guardian dhe partnerë të tjerë mediatikë që kishin qasje në të dhëna besojnë së në listë përfshihen persona me interes të zgjedhur nga klientë qeveritarë të OJQ-ve.

    Ai përfshin disa njerëz, telefonat e të cilëve treguan gjurmë të Pegasus, sipas analizës mjeko-ligjore të pajisjeve të tyre. Por kjo nuk do të thotë se ata ishin subjekt i një sulmi. NSO thotë se baza e të dhënave nuk ka “asnjë rëndësi” për kompaninë dhe ka hedhur poshtë akuzat.

    Keqpërdorimi i pretenduar ka ngritur pyetje brenda koalicionit Naftali Bennett, një prej anëtarëve të së cilës, partia liberale Meretz, pyeti ministrin e mbrojtjes, Benny Gantz, në lidhje me eksportet e NSO gjatë një takimi të enjten.

    Gantz “theksoi rëndësinë e përkrahjes së të drejtave të njeriut brenda kornizës së shitjeve të armëve”, citohej në deklaratën e përbashkët.

    VËMENDJE: Pjesë nga afera e spiunazhit ‘Pegasus’, të përkthyera në shqip nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’, mund t’i gjeni KËTU…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!