×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje me video: Aksident i rëndë në Stamboll, tramvaji ndan në dysh autobusin

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 10:37

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stamboll të Turqisë. Katër persona janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur mëngjesin e së hënës në Stamboll nga përplasja e një tramvaji me një autobus.

    Përplasja ndodhi në zonën Eyupsultan të qytetit, ku treni i tramvajit u përplas dhe e ndau autobusin në dysh.

    Ekipet e shpëtimit patën vështirësi të mëdha për nxjerrjen e një prej të plagosurve nga mbetjet e autobusit të qytetit. Dëmtime pësoi edhe një makinë që ishte aty pranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!