×
  • Lajme
  • Botë

    Amerika feston 246 vjetorin e Pavarësisë

    Reporteri
    04 Korrik 2022 | 7:25

    Dita e Pavarësisë, 4 Korriku, është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për Pavarësinë nga ana e Kongresit Kontinental më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfia, shteti federativ i Pelsivanisë.

    Shteti simbol i botës, i lirisë dhe i demokracisë shënon sot festën më të madhe kombëtare, 4 korrikun 1776, ditëlindjen e saj – 246-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. E gjithë SHBA-ja mbushet sot me flamuj amerikanë dhe me simbolet e saj, ndërkohë që miliona amerikanë kremtojnë në çdo mjedis me ndjenjën e madhe të krenarisë, teksa shënohen plot 246 vjet të Deklaratës së Pavarësisë.

    Dita e Pavarësisë, 4 Korriku, është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për Pavarësinë nga ana e Kongresit Kontinental më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfia, shteti federativ i Pensilvanisë.

    Gjatë nënshkrimit të Deklaratës SHBA-ja ishte e përbërë prej 13 kolonish nën administrim të mbretit anglez Xhorxhi i Tretë. Arsye për nënshkrimin ishte pakënaqësia e rritur e kolonive për shkak të tatimeve të larta që kolonitë duhej t`ia paguanin Anglisë.

    Në korrik të vitit 1776 “The Pennsylvania Evening Post” është gazeta që e publikoi Deklaratën për Pavarësi.

    Më 8 korrik të vitit 1776, në sheshin “Pavarësia” në Filadelfia, u bë publike për herë të parë Deklarata, ndërsa zilja në Pallatin e Pavarësisë, që ishte e njohur si “Zilja e provincës”, do të riemërohet në “Zilja e lirisë” (Liberty bell).

    Në gusht të vitit të njëjtë detyra e filluar më 4 korrik rreth nënshkrimit të Deklaratës për Pavarësi nuk ishte përfunduar tërësisht deri në gusht. Por, pavarësisht nga kjo 4 korriku është pranuar si datë zyrtare e shpalljes së Pavarësisë së SHBA-së nga Britania, transmeton “Zëri.info”.

    4 korriku 1776, Dita e Pavarësisë së SHBA-së

    Sot është 4 Korriku 2018, Dita e Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara, ditëlindja e 245-të e saj. Më 4 korrik të vitit 1776, 56 përfaqësues të 13 kolonive britanike të Amerikës Veriore deklaruan se me autoritetin e popullit ata po krijonin një komb të ri.

    Do të duheshin edhe 6 vjet të tjerë luftë me Britaninë, në atë kohë fuqia më e madhe ushtarake e botës, para se të fitohej Pavarësia e Amerikës nga ai vend.

    Më 1782 Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ende larg bashkimit. Ato ishin në fakt një konfederatë e paqëndrueshme me një qeveri qendrore të dobët. Fuqinë e vërtetë e kishin qeveritë e shteteve të ndryshme.

    Por shtetet ishin shumë të ndryshme nga njëri-tjetri për sa u përket praktikave fetare, opinionit politik dhe interesave ekonomike. Ato kishin vendosur tarifa dhe barriera tregtare ndaj njëri-tjetrit. Monedha ishte e fryrë nga inflacioni dhe ishin vendosur taksa që pengonin zhvillimin.

    Kaosi ekonomik çoi në paqëndrueshmërinë civile

    Filluan konfliktet mes shteteve lidhur me kufijtë, Qeverisë kombëtare i mungonin forcat ushtarake për trajtimin e kërcënimeve të sigurisë. Amerikanët filluan të kërkojnë mënyra për zgjidhjen e këtyre problemeve. Përgjigja ishte një kushtetutë e re, e cila do të krijonte një qeveri kombëtare të fuqishme, që të trajtonte nevojat e vendit, ndërkohë që t’u jepte fuqi të caktuara shteteve të ndryshme. Por amerikanët ishin të ndarë lidhur me formën që do të merrte qeveria e re.

    Shtetet e vogla kërkonin përfaqësim të barabartë me shtetet e mëdha. Shumë qytetarë druheshin se një qeveri e fortë kombëtare do të shtypte të drejtat e individit. Këto çështje u zgjidhën vetëm pas disa vjetësh debate dhe kompromise.

    Kushtetuta e re u ratifikua në vitin 1789, vetëm pasi u shtuan 8 amendamente, të cilat garantonin të drejtat themelore të shtetasve, mes tyre lirinë e ushtrimit të fesë, të fjalës dhe të shtypit, të drejtën për të zhvilluar procese gjyqësore dhe mbrojtjen kundër abuzimit të qeverisë ndaj qytetarëve.

    Kushtetuta nuk është një instrument në duart e qeverisë për ta kufizuar popullin, tha në atë kohë Patrik Henri, njëri nga udhëheqësit amerikanë në luftën për pavarësi, ajo është një instrument në duart e popullit për të kufizuar qeverinë, që ajo të mos e sundojë jetën tonë. Më tepër se 242 vjet pas miratimit të kushtetutës ajo mbetet garancia e lirisë për të gjithë amerikanët.

    Njerëzit e thjeshtë mund të kryejnë bëma të jashtëzakonshme

    Dëgjojini këto fjalë të Deklaratës së Pavarësisë Amerikane, të shkruara 245 vjet më parë: “Ne i konsiderojmë këto të drejta të jenë të vetëkuptueshme: që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë; që ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme; dhe mes tyre janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë; që për të siguruar këto të drejta qeveritë krijohen nga njerëzit, duke e përftuar pushtetin e tyre të drejtë nga pëlqimi i zgjedhësve…”.

    Këto fjalë ndryshuan përgjithmonë parimet e qeverisë. Kush i shkroi këto fjalë të jashtëzakonshme, duke ndryshuar përgjithmonë parimet e qeverisë.

    Ishin ata politikanë të shquar, akademikë e teoricienë politikë. Jo, ata ishin fermerë (bujq), avokatë, tregtarë, një botues librash dhe një topograf.

    Asnjëri prej tyre nuk kishte mbajtur ndonjë post të lartë qeveritar. Në fakt, zor se ndonjëri prej tyre kishte mbajtur ndonjë post qeveritar. Disa kishin lindur të varfër. Të tjerët ishin pronarë tokash.

    Të gjithë ishin të mirarsimuar; pothuajse të gjithë kishin lexuar veprat e Ciceronit mbi virtytin. Të gjithë meshkuj e të bardhë nuk ishin tipikë të popullsisë si e tërë, nuk ishin as nga elita politike. Ata ishin njerëz të thjeshtë, të cilët shqetësoheshin thellësisht për lirinë, lirinë personale, për qeverinë përfaqësuese të bazuar në sovranitetin popullor.

    Ata janë quajtur me të drejtë brezi më i madh i talentit politik në historinë amerikane. Krijimi i një kombi të pavarur amerikan ndodhi papritmas, jo gradualisht. Ishte një proces revolucionar e jo evolucionist.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tani republika më e vjetër që i ka qëndruar historisë botërore, me një serë institucionesh dhe traditash politike. Ato, që tani konsiderohen “idealet amerikane”, janë përqafuar në mbarë botën; forma alternative të organizatave dhe qeverive politike kanë ardhur e kanë ikur gjatë këtyre 242 vjetësh.

    Kuadri politik i ngritur në ato fjalë të thjeshta, të sipërcituara në fillim, janë idetë për t’i themeluar për herë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të shekullit 18-të.

    Dhe kanë vazhduar. Burrat dhe gratë bëjnë historinë. Burra dhe gra të zakonshme mund të kryejnë bëma të jashtëzakonshme. Ata që rrezikuan gjithçka për të shpallur këtë Deklaratë Pavarësie ishin njerëz të thjeshtë.

    Deklarata mbyllet: “Dhe në mbështetje të kësaj deklarate, me një besim të patundur në mbrojtjen e Perëndisë Hyjnore, ne së bashku i betohemi njeri-tjetrit me jetën tonë, me pasurinë tonë dhe me nderin tonë të shenjtë”. Këta qytetarë të thjeshtë krijuan ideale politike të reja të jashtëzakonshme. Hartuesit e kushtetutës 13 vjet më vonë krijuan kuadrin e qeverisë së SHBA-së të bazuar në këto ide revolucionare.

    Karta e të Drejtave vijoi mbas dy vjetësh. Krijimi i një qeverie kërkon kohë. Nuk është kurrë e thjeshtë. Kërkon eksperimentim dhe kurajën për të flakur më tutje atë që nuk funksionon.

    Ai përfshin edhe rrezik. Siç tregon kushtetuta e parë e SHBA-së, kërkon kompromis. Por, qytetarët e thjeshtë mund të kryejnë bëma të jashtëzakonshme.

    E ardhmja e SHBA-së prej qytetareve të saj duket e qartë, ashtu si duhet t’u jetë dukur ajo e Amerikës së Etërve Themelues më 1776 ose edhe më 1783, ose edhe sot pas 245 vjetëve.

    Që nga ai 4 korriku i parë ka qenë traditë që të festohet ditëlindja e Amerikës me fishekzjarrë dhe sonte SHBA-ja e vazhdon atë traditë “Gëzuar ditëlindjen Amerikë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!