×
  • Lajme
  • Botë

    Anija turke në Mesdhe në kërkim të naftës, Erdogan: Në Mesdhe do të marrim atë që na takon

    Reporteri
    10 Gusht 2022 | 10:05

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bëri një tjetër deklaratë të ashpër sa i përket kërkimeve për naftë në Mesdhe që pritet të tensionojnë më tej marrëdhëniet me Greqinë.

    Gjatë përurimit të anijes së re kërkimore, “Abdulhamid Han”, presidenti Erdogan tha se Turqia do të vijojë shpimet për naftë në Mesdhe dhe për këtë gjë nuk ka nevojë për lejen e askujt.

    Nga porti i Tasucu në qytetin e Mersinit, Erdogan tha se Turqia ka një flotë të fuqishme për kërkimin e naftës në det dhe e konsideroi anijen e re si një simbol të vizionit të vendit të tij në fushën e energjisë.

    “Operacionet tona të kërkimit dhe shpimit në Mesdhe janë brenda juridiksionit tonë. Ne nuk kemi nevojë për lejen e askujt për këtë. Në fazën e parë të nxjerrjes së gazit nga Deti i Zi, ne planifikojmë të përfundojmë operacionet në dhjetë puse dhe ta bëjmë atë gaz të disponueshëm për popullin tonë deri në vitin 2023”, tha Erdogan.

    Në ceremoninë në portin Tasucu në Mersin morën pjesë nënpresidenti Fuat Oktay, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, personalitete të shumta, si dhe të ftuar të tjerë. /A2

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!