×
  • Lajme
  • Botë

    Atentat me armë zjarri ndaj kosovarit në Gjermani, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 19:29

    Një 55-vjeçar nga Kosova është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në Berlin të Gjermanisë.

    Sipas raportimeve nga mediat gjermane, kosovari është qëlluar derisa po lëvizte me një makinë tip “Audi”.

    Autori është arratisur nga vendngjarja, ndërkohë policia gjermane po punon për kapjen e tij.

    Sipas informacioneve 55-vjeçari nga Kosova është qëlluar me plumb në shpatull. Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë në momentin e atentatit nuk ka pasur pasagjerë në mjetin e tij.

    Mësohet se ngjarja është marrë nën hetim nga departamenti i vrasjeve në Gjermani. Deri më tani policia thotë se ngjarja nuk ka lidhje me klanet kriminale në Gjermani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!