×
  • Lajme
  • Botë

    Avioni rus përplaset në një banesë, vdesin dy pilotët

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 15:31

    Një avion ushtarak rus është përplasur për një ndërtese banimi në qytetin siberian, Irkutsk, më 23 tetor, duke vrarë të dy pilotët, thanë autoritetet.

    “Nuk ka viktima në mesin e popullatës”, tha Ministria ruse për Situata Emergjente.

    Zyrtarët thanë se avioni luftarak i llojit Sukhoi SU-30 u rrëzua teksa po zhvillonte një fluturim trajnues.

    Ky incident vjen disa ditë pasi një avion tjetër luftarak rus u përplas pranë një ndërtese banimi në qytetin Jevsk, në Detin Azov, duke lënë të vrarë 15 persona dhe duke plagosur 19 të tjerë.

    Guvenatori i Irkutskut, Igor Kobzev, tha se avioni u rrëzua mbi një shtëpi dykatëshe, duke shkaktuar zjarr. Kobzev konfirmoi se nuk ka viktima në mesin e banorëve të këtij qyteti. /rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!