×
  • Lajme
  • Botë

    BE: Kurrë nuk do ta njohim aneksimin e paligjshëm të Rusisë

    Reporteri
    30 Shtator 2022 | 15:27

    Këshilli Evropian, i përbërë nga liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ka dënuar aneksimin ilegal të Rusisë të Donetskut, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia.

    Në një deklaratë të lëshuar nga anëtarët e Këshillit Evropian thuhet se kurrë nuk do ta njohin këtë aneksim të paligjshëm dhe se vendimi i nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, është i pavlefshëm.

    “Duke minuar me dashje rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe duke shkelur hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial, parimet thelbësore të sanksionuara në Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, Rusia po vë në rrezik sigurinë globale”.

    “Ne kurrë nuk do ta njohim këtë aneksim të paligjshëm. Këto vendime janë të pavlefshme dhe nuk mund të prodhojnë asnjë efekt juridik” thuhet në deklaratë.

    Madje, në deklaratën e KE-së thuhet se udhëheqësit e BE-së do të forcojnë masat kufizuese kundër veprimeve të paligjshme të Rusisë në mënyrë që të rrisin më tej presionin ndaj Moskës.

    Rezultatet e referendumeve të rreme, Putin: Rusia tashmë i ka katër rajone të reja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!