×
  • Lajme
  • Botë

    Biden siguron Zelenskyn për mbështetjen amerikane

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 11:29

    Presidenti i SHBA Joe Biden ka siguruar Ukrainën për mbështetje të mëtejshme, ndërsa pushtimi rus i vendit fqinj vazhdon, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

    Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës ndihmë për sigurinë, ekonomike dhe humanitare.

    Sipas Shtëpisë së Bardhë, mbajtja e Rusisë përgjegjëse për krimet dhe mizoritë e saj të luftës dhe imponimi i kostove ndaj Rusisë për agresionin e saj mbetet gjithashtu një prioritet.
    “Presidenti Biden gjatë bisedës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky i garantoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për mbrojtjen e Ukrainës, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj në infrastrukturën kritike të Ukrainës”, theksoi Shtëpia e Bardhë.

    Zelensky vlerësoi ndihmën e paprecedentë të mbrojtjes dhe financiare të ofruar nga Shtetet e Bashkuara.

    “Ndihmon jo vetëm për të qenë të suksesshëm në fushën e betejës, por edhe për të ruajtur stabilitetin e ekonomisë së vendit tonë”, tha Zelensky./KP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!