×
  • Lajme
  • Botë

    Biden thotë se nuk i frikësohet Putinit

    Reporteri
    01 Tetor 2022 | 10:48

    Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Rusinë se Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësohen nga kërcënimet e pamatura pasi Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të okupuara të Ukrainës.

    Të premten, presidenti Putin u duk se bëri një kërcënim të fshehtë për përdorim të armëve bërthamore për të mbrojtur ato rajone.

    Ai tha se ata do të mbesin “përgjithmonë” rusë – por Ukraina u zotua t’i çlirojë ata.

    Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ky vendim rus ishte “përshkallëzimi më serioz që nga fillimi i luftës”.
    Në një fjalim në Moskë, udhëheqësi rus pretendoi se qytetarët në rajonet lindore të Ukrainës Donetsk dhe Luhansk, si dhe në Kherson dhe Zaporizhzhia në jug, kishin votuar për të qenë “me popullin e tyre, me atdheun e tyre”.

    Ai i referohej të ashtuquajturave referendume të mbajtura në rajone ditët e fundit, por Ukraina dhe qeveritë perëndimore i kanë dënuar këto votime si mashtrime, shkruan BBC, transmeton Express.

    Pjesa më e madhe e fjalimit të Putinit u përdor për të sulmuar Perëndimin.

    Ai tha se SHBA kishte krijuar një “precedent” duke përdorur armë bërthamore kundër Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore.

    Putin javën e kaluar tha se vendi i tij kishte “armë të ndryshme shkatërrimi” dhe do të “përdorte të gjitha mjetet në dispozicion për ne”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!