×
  • Lajme
  • Botë

    Breshër i madh në Kroaci, i copëton xhamat e veturave dhe i shkatërron të mbjellat

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 18:20

    Një breshër i fortë e ka goditur Kroacinë, raportojnë mediat kroate.

    Dëmi ende nuk llogaritet, por siç thonë banorët aty ku ka rënë breshër, dëmi në të mbjellat është shumë i madh dhe përveç të mbjellave janë dëmtuar edhe disa xhama, kryesisht të veturave, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

    Pak pas orës 17, zona e gjerë e Varazhdinit është goditur nga një stuhi e fortë e ndjekur nga erë dhe breshër, raporton Aktualno.com.

    Copat e akullit kishin madhësinë e arrave dhe për një kohë të shkurtër mbuluan lëndinat dhe rrugët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!