×
  • Lajme
  • Botë

    Burrit i pritet koka nga vrasësit: Tullacët kanë flori brenda

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 9:25

    Një burrë në Mozambik është vrarë me prerje koke, pasi sipas bestytnive në vend, thuhet se njerëzit tullacë kanë flori brenda kokës së tyre. Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për krimin makabër pasi burri u vra nga kriminelët që planifikonin të shisnin kokën e tij në Mali.

    Por blerësi i mundshëm u zhduk përpara se të ndodhte ndonjë transaksion, raportoi The South African. Vrasësit thuhet se e hodhën kokën në qytetin qendror të Malit, Muandiwa.

    BBC ka raportuar mbi një sulm të tillë rituali afrikan edhe në vitin 2017, kur të paktën pesë njerëz u vranë për pjesët e trupit të tyre. Besohet se njerëzit përfshihen në një dhunë të tillë pasi shtriganët fisnorë i bindin për supersticione floriri, por në fakt i kërkojnë kokat për qëllimet e tyre.

    Vrasjet për organe janë një problem në disa pjesë të Afrikës, në të cilat shënjestrohen më shumë njerëzit me albinizëm, pra me tipare të zbardhura, pa ngjyra të lëkurës. Komunitetet në të gjithë kontinentin përdorin shtriganë në vend të doktorëve për të arritur pasuri, fertilitet, pushtet apo dëshira të tjera dhe shpeshherë për këto rituale kërkohen pjesë të ndryshme të trupit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!