Arsyeja e të shtënave në shkollën në Viertola në Vantaa është gjetur të jetë ngacmimi, thotë policia Itä-Uusimaa, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Djali 12-vjeçar ka pranuar aktin.
Ai gjatë marrjeve në pyetje i ka thënë policisë se është dhunuar nga fëmijët tjerë.
12-vjeçari ishte transferuar në këtë shkollë më 8 janar.
Mëngjesin e së martës, nga e shtëna me armë zjarri e 12-vjeçarit, mbeti i plagosur një fëmijë dhe dy vajza të tjera të plagosura rëndë, njëra nga to kosovare.
Për vajzën nga Kosova, konfirmim ka pasur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Diasporës, dje.
“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta/Finlandë, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova”, u tha në njoftim./Reporteri.net/
“
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.