×
  • Lajme
  • Botë

    Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin ndërsa ‘një i armatosur me automatik’ hapi zjarr në qendrën tregtare në Kopenhagë

    Reporteri
    03 Korrik 2022 | 20:33

    Disa njerëz besohet se janë qëlluar me armë zjarri në një qendër tregtare në Danimarkë.

    Siç raportojnë mediat e huaja, blerësit e tmerruar u panë duke vrapuar drejt ndonjë vendi të sigurt pasi një person i armatosur me një ‘armë automatike’ hapi zjarr në qendrën tregtare Field’s në Kopenhagë.

    Ende nuk është konfirmuar se sa persona janë qëlluar në vendin e ngjarjes, vetëm disa qindra metra larg Royal Arena.

    Një person – identiteti i të cilit nuk dihet ende – është arrestuar.

    Ndërkohë dëshmitarët kanë përshkruar ngjarjen duke thënë se kanë dëgjuar të shtëna të shumta me armë zjarri teksa “kaosi” shpërtheu rreth orës 17:00 të pasdites së sotme, përcjell Telegrafi.

    Nënat u panë duke kapur në krahë foshnjat ndërsa blerësit e tmerruar u larguan nga skenat horror.

     

    Emilie Jeppesen, 20 vjeçe, i tha mediave të Danimarkës: “Nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Papritur kishte vetëm kaos kudo”.

    “Ne ishim ulur dhe po prisnim për të ngrënë dhe papritmas pamë njerëz që vraponin”.

    “Pastaj ne fillimisht menduam ‘pse po vrapojnë këta njerëz?’ Por më pas ne mund të dëgjonim të shtëna”.

    Ndërsa shoku i saj Astrid Kofoed Jørgensen shtoi: “Të gjithë në restorant dolën nga kuzhina dhe më pas atje dëgjuam tre ose katër të shtëna”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!