×
  • Lajme
  • Botë

    Dështojnë bisedimet për vijimin e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

    Reporteri
    01 Dhjetor 2023 | 18:25

    Diskutimet për vijimin e armëpushimit në Gaza kanë dështuar. Lajmin e bën të ditur BBC, duke cituar burime brenda grupit negociator në Doha.

    Edhe pse mëngjesin e së premtes Izraeli rinisi sulmet ajrore pas një jave të gjatë pauze, bisedimet për vijimin e armëpushimit kanë vijuar gjatë ditës me shpresën se mund të zgjatej më tej.

    Kujtojmë se Izraeli ka rinisur sulmet ndaj objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës pas përfundimit të armëpushimit 7-ditor. Ushtria izraelite bombardoi dhjetëra objektiva të militantëve në Gaza, gjatë mëngjesit të sotëm, teksa ka pasur dhe kundërpërgjigje nga ana e Hamasit me raketa drejt qyteteve në Izrael.

    Kryeministri Netanjahu deklaroi në një komunikim me mediat se pakti nuk zgjat më tej, pasi Hamasi e shkeli atë duke mos liruar të gjitha gratë, si dhe organizoi sulme me raketa ndaj Izraelit.

    Kreu i qeverisë përsëriti edhe njëherë objektivat se synimi kryesor është lirimi i të gjitha pengjeve, asgjësimi i Hamasit dhe moslejimi që ai të kthehet një kërcënim në të ardhmen./a2

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!