×
  • Lajme
  • Botë / Zjarr i madh

    Digjet ndërtesa në Spanjë

    Reporteri
    22 Shkurt 2024 | 21:05

    Një zjarr ka përfshirë një ndërtesë 14-katesh të sapondërtuar në Valencia të Spanjës.

    Të paktën tre persona u nxorën nga qiellgërvishtësi i djegur me simptoma të helmimit, ndërsa të tjerët ishin ende të bllokuar. Flakët, për shkak të erës së fortë u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, siç dokumentohet nga videot e postuara në rrjetet sociale. Në zonë është ngritur një spital fushor, ndërsa një qendër tregtare në katin e parë të ndërtesës është evakuuar.

    Sipas mediave në ndërtesë ndodhen 138 apartamente.

    “Ka britma dhe njerëz të dëshpëruar që kërkojnë të afërm apo miq” që ndodheshin brenda ndërtesës, raportojnë mediat në Spanjë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!