×
  • Lajme
  • Botë

    Dorëzohet në polici shqiptari që dyshohet se vrau gruan e tij në Itali

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 23:06

    Êshtë dorëzuar në polici burri nga Shqipëria, i cili dyshohet se e vrau gruan e tij.

    Alexandra Elena Mocanu u gjet e vdekur të dielën në banesën e saj në Tirolin Jugor, në Itali.

    Avni Mecja, sipas raportimeve të Stol.it, në fundjavë kishte qëndruar në Shqipëri por se është kthyer dhe tani gjendet në prokurorinë e Bolzanos.

    “Prokuroria publike në Bolzano së bashku me policinë e shtetit po mbledhin informacione dhe po e rikonstruktojnë orët e fundit të jetës së viktimës edhe në bazë të dëshmive të disa banorëve. Për këtë, luten të gjithë dëshmitarët që mund të japin informacione relevante për rindërtimin e krimit të kontaktojnë Zyrën për Hetimet Kriminale të Kuestoratit të Bolzanos”, thuhet në njoftimin për media të dërguar nga prokurori publik pasditen e së hënës.

    35-vjeçarja nga Rumania punonte në një lokal në një qendër tregtare në Bolzano.

    Të dielën pasdite forcat e policisë gjetën të vdekur brenda banesës së saj rumunen, Alexandara Elena Mocanu.

    Siç raportohet viktima ishte e mbuluar me batanije.

    Ajo thuhet se kishte qenë një person zemërmirë që punonte me zell dhe sillej gjithmonë me edukatë ndaj klientëve dhe kolegëve.

    Jo zyrtarisht bëhet e ditur se policia ishte lajmëruar nga vëllai i Avni Mecajt, i cili jeton në Verona të Italisë, transmeton Klankosova.tv

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!