×
  • Lajme
  • Botë

    E ngatërruan me shqiptarin, burg për 3 rrëmbyesit në Britaninë e Madhe

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 23:17

    Faisal Fareed, 23 vjeç, Faizaan Fareed, 26 vjeç dhe Nicholas Shaë, 45 vjeç janë dënuar në total me 27 vite burg pasi sulmuan dhe rrëmbyen një njeri të pafajshëm, të cilin e mendonin se ishte një shpërndarës droge shqiptar.

    Ngjarja ndodhi më 13 Qershor të vitit të shkuar. Sipas mediave të huaja një burrë rreth të 40-ave që po kthehej në shtëpi nga puna pasi doli nga makina e tij u sulmua nga 3 persona të cilët ishin të pajisur me armë të ftohta.

    Ata e rrëmbyen personin në fjalë dhe e futën në makinë, ku e çuan në Darëen. Rrëmbyesit e akuzonin se ishte një shpërndarës droge shqiptar. Ata e kërcënuan personin në fjalë me thika, por kishin bërë një gabim. Më vonë kuptuan se ai nuk ishte shqiptari që kërkonin dhe e lanë në makinë kur panë një mjet policie.

    I rrëmbyeri kërkoi ndihmë në polici e cila identifikoi dhe arrestoi autorët.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!