×
  • Lajme
  • Botë

    Emërimi i emisarit britanik për Ballkanin, vjen reagimi nga Berlini

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 23:36

    Politikania gjermane, Susanne Schutz, ka përshëndetur vendimin e Britanisë së Madhe për të emëruar Stuart Peach si të Dërguar Special për Ballkanin Perëndimor.

    Në një shkrim në Tëitter, Schutz ka mbështetur shkrimin e Sekretares së Jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Truss, e cila ka thënë se emërimi i Peach do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin në rajon.

    “Emërimi i Sir Stuart Peach si i Dërguari Special i Mbretërisë së Bashkuar nënvizon rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për Evropën në tërësi. Gjermania mezi pret të punojë së bashku me Sir Stuart për të ruajtur stabilitetin dhe për të nxitur prosperitetin në rajon”, thotë ajo.

    Schutz në të kaluarën ka qenë ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri.

    Ndryshe, Qeveria britanike tha të enjten se Kryeministri, Boris Johnson, emëroi një të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

    Në njoftim thuhet se i dërguar do të jetë Sir Stuart Pech dhe emërimi është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Britanisë së Madhe për zhvillimin dhe përparimin e rajonit.

    “Sir Stuart Peach do ta marrë detyrën e re pasi të ketë dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, një post të cilin e mban prej vitit 2018. Më parë ai ka shërbyer edhe si Shef i Shtabit të Mbrojtjes së Britanisë së Madhe”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!