“Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar”, Merkeli i jep lamtumirën partisë

Kancelarja Angela Merkel i ka bërë thirrje Unionit Demokristian (CDU) dhe Unionit Kristian Social (CSU) që të bëjnë një përpjekje të fundit në prag të zgjedhjeve federale të së dielës.


“Në më pak se 50 orë, votimet do të hapen. Por ka shumë njerëz që gjithmonë marrin vendimin se çfarë të votojnë në minutën e fundit. Prandaj, ne të gjithë jemi thirrur përsëri t’i përdorim këto orë së bashku për të fituar zgjedhjet, ” theksoi ajo në takimin e fundit zyrtar të përbashkët parazgjedhor të CDU dhe CSU në Mynih.

Merkel kujtoi ribashkimin gjerman, duke e lidhur atë me zgjedhjet. ” Edhe atëherë ishte e qartë se nuk kishte rëndësi kush sundoi, ” tha ajo.

” Kancelari i mëvonshëm i Partisë Social Demokratike SPD, Gerhard Schroeder, dikur tha për euron se ishte një lindje e parakohshme. Por ministri i atëhershëm i financave Theo Weigel dhe kancelari Helmut Kohl ishin në favor të euros. Kjo ishte e drejtë me të gjitha problemet që kishim për ta mbajtur Evropën të bashkuar, ” tha Kancelarja Merkel.

Dy ditë para zgjedhjeve federale, Partia Social Demokratike (SPD) ruan kryesimin e saj. Sipas një sondazhi të Institutit Allensbach SPD humbet një pikë në 26% , ndërsa CDU / CSU fiton 0.5% dhe arrin 25% .

Të Gjelbrit gjithashtu fituan gjysmë pikë në 16%, e ndjekur nga Partia Liberale (FDP) me 10.5% (+0.5), Alternativa për Gjermaninë (AfD) me 10% (-1) dhe e Majta me 5% (-1 ).