×
  • Lajme
  • Botë

    Exit Pollet: E djathta ekstreme e Italisë fiton zgjedhjet

    Reporteri
    25 Shtator 2022 | 23:41

    Nëse të njëjtat sondazhe konfirmohen, atëherë Giorgia Meloni do të formojë qeverinë, duke u bërë kështu kryeministrja e parë grua në vend

    Partia e ekstremit të djathë, “Vëllezërit e Italisë”, lidere e së cilës është Giorgia Meloni, sipas raportimeve të para të Exit-Poll, ka fituar zgjedhjet e Italisë, të cilat janë mbajtur të dielën e 25 shtatorit.

    Nëse të njëjtat sondazhe konfirmohen, atëherë Meloni do të formojë qeverinë, duke u bërë kështu kryeministrja e parë grua në vend, shkruan BBC.

    Ajo parashikohet të fitojë midis 22-26% të votave, thotë një sondazh i Rai, përpara rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.

    Koalicioni i krahut të djathtë ka fituar diku mes 41 e 45 për qind të votës së përgjithshme dhe aleanca e majtë mes 25 dhe 29 për qind.

    Pjesëmarrja ishte rreth 64.7%, dramatikisht e ulët në kohën e mbylljes së votimeve, ka thënë ministria e brendshme e Italisë.

    Vendimi se kush do të bëhet lideri i ardhshëm i Italisë varet nga presidenti, jo nga Giorgia Meloni dhe kjo do të marrë kohë.

    Aleatët e saj, Matteo Salvini i Ligës së ekstremit të djathtë dhe Forza Italia e qendrës së djathtë të Silvio Berlusconit kanë pasur të dy lidhje të ngushta me Rusinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!