×
  • Lajme
  • Botë

    Flet për herë të parë terroristi nga Zelanda e Re, qesh dhe bën sjellje jonormale

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 10:29

    I akuzuari për vrasjen e 51 besimtarëve myslimanë gjatë sulmeve në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re, është deklaruar i pafajshëm  për të gjitha akuzat e ngritura kundër tij, shkruajnë sot mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Avokati i australianit Brenton Tarrant, 28 vjeç,  gjatë ditës së sotme tha se klienti i tij u deklarua i pafajshëm për 51 akuza për vrasje, 40 vrasje në tentativë dhe një akuzë për kryerjen e një akti terrorist. Kjo është hera e parë që një akuzë për terrorizëm është ngritur në Zelandën e Re.

    Tarrant nuk ishte fizikisht i pranishëm në gjykatën në Christchurch; në vend të kësaj ai u shfaq nëpërmjet një video lidhjeje nga një burg i sigurisë maksimale ku ai po mbahet në Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re.

    Gjatë dëgjimit gjysmë orësh ai është vërejtur disa herë duke qeshur në drejtim të kamerës.  Madje kur avokati i tij tha se klienti deklarohet i pafajshëm, Tarrant filloi të qeshë dhe në një moment bëri me sy drejt kamerës. Kjo gjë ka irrituar familjarët e viktimave, plagët e të cilëve ende vazhdojnë të jenë të hapura. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!