×
  • Lajme
  • Botë

    Gati monedhat me Charles III

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 20:17

    Në Mbretërinë e Bashkuar janë prodhuar monedhat e para që mbajnë portretin e Mbretit Charles i Tretë.

    Monedha do të hyjë në qarkullim përpara fundit të vitit.

    Duke ndjekur traditën e gjyshit të tij, mbretit George i Gjashtë, Charles nuk mban kurorë në monedhë, ndryshe nga e ëma, mbretëresha Elizabeth-a e Dytë, që vdiq pak kohë më parë.

    Monedha mësohet se është bërë nga skulptori britanik Martin Jennings.

    Mbreti Charles e miratoi personalisht imazhin e tij që tashmë do të jenë në monedhat britanike./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!