×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania konfirmon zyrtarisht dërgimin e tankeve “Leopard 2” në Ukrainë

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 11:59

    Gjermania ka konfirmuar se do të dërgojë tanket Leopard 2 në Ukrainë dhe do të autorizojë rieksportin e tyre nga vendet partnere, transmeton Reporteri.net.

    Kështu tha në një deklaratë gjatë ditës së sotme zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

    Njoftimi shton se Gjermania në hapin e parë do të sigurojë 14 tanke Leopard 2 nga stoqet ushtarake.

    Stërvitja e ushtarëve ukrainas në Gjermani do të fillojë së shpejti, ndërsa Gjermania gjithashtu do të sigurojë logjistikë dhe municione, thuhet në njoftim.

    Vendimi i Gjermanisë i hap rrugën vendeve të tjera si Polonia, Spanja dhe Norvegjia për të dorëzuar rezervat e tyre të tankeve Leopard në Ukrainë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!