×
  • Lajme
  • Botë / E djathta ekstreme

    Gjykimi i grupit që tentoi grusht-shtetin në Gjermani

    Reporteri
    21 Maj 2024 | 16:45

    Është përpjekje për grusht-shtet në të cilën mori pjesë edhe një aristokrat gjerman, pati shumë armë dhe besohet se vdekja e Mbretëreshës Elizabetha e Dytë mund të ketë qenë sinjal sekret për të vepruar, shkruan BBC.

    Gjykimi i nëntë burrave dhe grave që dyshohet se kanë lidhje me lëvizjen e ashtuquajtur Reichsburger ka nisur të martën. Të dyshuarit janë akuzuar se ishin prijës të kësaj lëvizjeje.

    Prokurorët kanë thënë se kanë zbuluar konspiracionin që dhunshëm të rrëzohej qeveria gjermane dhe i kanë akuzuar të dyshuarit se janë anëtarë të “organizatës terroriste”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Hetuesit kanë thënë se të dyshuarit po planifikonin të hynin në Reichstag dhe se ishin teoricientë të konspiracionit se Gjermania ishte “shtet i kapur”.

    “Ata nuk janë terroristë. Janë paksa të çmendur”, ka thënë avokati mbrojtës Roman von Alvensleben. “Ata kanë ndjekur teoritë konspirative dhe kanë njohur njëri-tjetrin gjatë pandemisë dhe u kanë rezistuar masave ndaj koronavirusit”.

    Gjykimi i tyre është shumë i rëndësishëm për shkak se mund të çojë te rrjetet e grupeve të djathta ekstreme në Gjermani.

    Reichburger ose qytetarët e Rajhut, është grup që mohon legjitimitetin e shtetit modern gjerman – madje pohon se shteti funksionon nga fuqitë Aleate pas Luftës së Dytë Botërore.

    Inteligjenca gjermane ka vlerësuar se 23 mijë persona ndjekin lëvizjen e cila ka shfaqur sjellje antisemite dhe pëlqim për armët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!