Instalacioni me flamuj që shënon 670 mijë jetë të humbura nga Covid-19 në Amerikë

Qindra mijëra flamuj të vegjël janë vendosur në Qendrën Kombëtare për të nderuar më shumë se 670,000 njerëz që kanë vdekur nga COVID-19 në ShBA.


Instalacioni “Në Amerikë”, i realizuar nga Suzanne Brennan Firstenberg do të jetë i ekspozuar në hapësirën publike deri në 3 tetor, për të simbolizuar madhështinë e personave që humbën jetën, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.

Ky instalacion vjen një vit pasi një memorial i ngjashëm paraqiti rreth 200,000 flamuj në Qendrën Kombëtare për të shënuar numrin e vdekjeve historike.

Bilanci tanimë është trefishuar dhe të hënën tejkaloi atë të pandemisë së gripit të vitit 1918.

“Unë thjesht ndjeva se dikush duhej të bënte diçka për të gjithë ata njerëz që kanë vdekur, ne duhet të vlerësojmë secilën nga ato jetë të humbura”, tha artistja e këtij instalacioni./Reporteri.net/