Ish-avokati i Donald Trumpi, Michael Cohen ka përfunduar ditën e tij të parë të dëshmisë në Gjykatën e New Yorkut për rastin historik kundër ish-shefit të tij në lidhje me pagesën për të heshtur aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, raporton BBC.
Cohen ka dëshmuar se ka telefonuar dy herë Trumpin për të marrë lejen e tij para se të hapte llogarinë bankare për të paguar Danielsin, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, Cohen ka paguar Daniels 130 mijë dollarë për të heshtur në lidhje me pretendimet e saj se kishte kryer marrëdhënie me Trumpin në vitin 2006.
Cohen ka dëshmuar se Trumpi kishte miratuar planin për ta rimbursuar atë për paratë që do t’i paguante Danielsit dhe që këto pagesa do të klasifikoheshin si “shpenzime ligjore”.
Trumpi është akuzuar se ka bërë përpjekje të mbulojë pagesat që i kishte bërë ndaj Cohenit, duke i falsifikuar të dhënat e tij të biznesit.
Trumpi është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza për mashtrim. Ai gjithashtu ka mohuar se ka kryer marrëdhënie me Danielsin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.