×
  • Lajme
  • Botë

    Kanadaja, vendi i parë që ratifikon anëtarësimin në NATO të Finlandës e Suedisë

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 22:23

    Kanadaja është vendi i parë që ka ratifikuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake të NATO-s.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri kanadez, Justin Trudeau përmes një deklarate.

    “Sot, Kanadaja u bë vendi i parë që ratifikoi anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ata do të japin kontribute të rëndësishme për mbrojtjen kolektive të Aleancës”, u shpreh ai.

    30 anëtarët e NATO-s nënshkruan sot protokollet e pranimit për Suedinë dhe Finlandën duke dërguar ofertat e anëtarësimit për miratim legjislativ në parlamentet e vendeve anëtare.

    Me firmosjen e protokolleve të anëtarësimit për Suedinë dhe Finlandën, procesi i ratifikimit mund ka nisur zyrtarisht.

    Por mes parlamenteve që duhet ta aprovojnë atë është një që kërcënon të bllokojë procesin, ai i Turqisë.

    Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg deklaroi se kjo nuk do të shkaktojë vonesa në zgjerimin e NATO-s./Euronews

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!