×
  • Lajme
  • Botë

    Kancelari gjerman nën hetim, dyshohet se është përfshirë në një skandal 47 milionësh

    Reporteri
    10 Gusht 2022 | 16:28

    Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, po hetohet nga autoritetet atje.

    Kjo për shkak se po dyshohet se ai ishte i përfshirë në skandalin e njohur si “Cum-ex”, gjatë kohës sa Scholz ishte kryebashiak i Hamburg-ut.

    Gjykata e Qarkut në Koln e ka lëshuar një urdhër për kontrollimin e e-maileve dhe dokumenteve që i përkasin atij.

    Olaf Scholz, ishte kryebashkiak i Hamburgut deri në vitin 2018-të dhe e-mailet dhe dokumentet që do të kontrollohen datojnë nga 1 janari i vitit 2015-të.

    Ai po dyshohet se ka mundësuar një favorizim të evazionit fiskal në vlerë prej 47 milionë eurove.

    Subjekt i hetimit është edhe bashkëpartiaku i tij, deputeti i Partisë Socialdemokrate Johannes Kahrs, por edhe politikanë të tjerë.

    Prokurorët që po përpiqen të zbardhin se si ka ndikuar klasa e atëhershme politike, në nëntor të 2016- tës, për të hequr dorë nga një kërkesë financiare tatimore me vlerë 47 milionë euro në dëm të bankës Warburg, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Klankosova.tv.

    I kontaktuar nga mediat zëdhënësi i qeverisë gjermane ka deklaruar se nuk është në dijeni të urdhrit të gjykatës për të kontrolluar email-et e Scholz dhe ka shtuar se kancelari nuk ka asgjë për të fshehur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!