×
  • Lajme
  • Botë / Sulmi iranian

    Këto janë asetet e SHBA’së me të cilat mund të ndihmojë në mbrojtjen e Izraelit kundër sulmeve të Iranit

    Reporteri
    14 Prill 2024 | 0:03

    Aeroplanmbajtësja e Grupit për Sulm Dwight D. Eisenhower mbetet në rajonin përreth Izraelit, pas lajmit se Irani ka lëshuar dhjetëra dronë në drejtim të territorit izraelit.

    Në këtë grup përfshihen edhe shkatërrues të raketave, 6000 marinarë, kryqëzorin me raketa të drejtuara të klasit Ticonderoga USS Philippine Sea (CG 58) dhe shkatërruesit e raketave të drejtuara të klasit Arleigh Burke USS Mason (DDG 87) dhe USS Gravely (DDG 107), raporton CNN.

    Për më tepër, sistemet e mbrojtjes ajrore për mbrojtjen e forcave amerikane ekzistojnë në Irak, Siri dhe Jordani.

    Irani ka nisur sulme me dronë drejt Izraelit, ka thënë të shtunën në mbrëmje Forca e Mbrojtjes e Izraelit.

    Tash e disa ditë Irani ka kërcënuar me hakmarrje kundër Izraelit për një sulm në konsullatën iraniane në Siri më 1 prill, në të cilin u vranë shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare, duke përfshirë dy gjeneralë dhe duke shkaktuar frikë se një klimë tashmë e paqëndrueshme në Lindjen e Mesme, me Izraelin dhe Hamasin në Gaza në luftë, shpejt mund të zgjerohet më tej.

    Presidenti amerikan Joe Biden është në Shtëpinë e Bardhë dhe vazhdimisht po informohet në lidhje me situatën.

    Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se pozicioni i presidentit është në përkrahje të sigurisë së Izraelit dhe se SHBA-ja do të qëndrojë përkrah popullit izraelit dhe do të përkrahë mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve të Iranit./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!