×
  • Lajme
  • Botë

    Ky është 18-vjeçari që vrau 19 nxënës në Teksas, para masakrës qëlloi edhe gjyshen e tij

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 9:38

    Shtete e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga masakra në Teksas, ku gjatë të shtënave me armë në një shkollë fillore mbetën të vdekur 19 nxënës dhe dy të mësues.

    Autori i ngjarjes tragjike është 18-vjeçari Salvador Ramos. Ai hapi zjarr në shkollën fillore Rob në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit, thanë zyrtarët.

    Autoritetet vendase kanë publikuar foton e 18-vjeçarit.

    Ramos, i cili u qëllua dhe u vra nga policia, para sulmit në shkollën fillore kishte qëlluar gjyshen e tij, e cila po trajtohet në spital në gjendje kritike.

    Tre ditë para ngjarjes 18-vjeçari kishte publikuar në rrjetin social Instagram foto me armë automatikë AR15.

    Fotoja është publikuar Insta Story me emrin e përdoruesit “salv8dor_”.

    Shokët e klasës konfirmuan se llogaria i përket Salvador Ramos.

    Guvernatori i Teksasit Gutierrez tha për CNN se Ramos, i cili mbushi 18 vjeç pak ditë më parë, bleu dy armët për ditëlindjen e tij.

    Megjithatë nuk është ende e qartë nëse armët në foto janë përdorur në masakrën e së martës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!