×
  • Lajme
  • Botë

    Ky është njeriu më i pasur në vendin më të varfër në botë

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 23:10

    Me një popullsi prej 19 milionë banorësh, Malavi është pa dalje në det në rajonin juglindor të kontinentit afrikan.

    Ai konsiderohet nga të gjithë indekset ndërkombëtare si kombi më i varfër në botë me një GDP 226 dollarë për frymë.

    Por si është të jesh njeriu më i pasur në vendin më të varfër të planetit?

    Njihuni me Shepherd Bushirin, një pronar mediash dhe pronar tokash bujqësore.

    Bushirin vlerësohet të ketë një vlerë neto prej 150 milionë dollarësh, kur bashkatdhetarët e tij do të duhej të jetonin gati 6 milionë vjet për të fituar atë lloj pasurie.

    Ai bleu tre avionë brenda një hapësire prej dy vjetësh. Pasi bleu avionin e tretë një ‘Gulf Stream III’ me vlerë 37 milionë dollarë më 6 janar, ai tha për shtypin: “Unë jam një njeri i Zotit. Unë mësoj fjalën që forcon besimin e të gjithëve. Unë mund t’i bëj të gjitha gjërat me anë të Krishtit që më forcon. Unë jam duke e bërë atë tani. Unë jam ai që thotë Zoti se jam dhe jo si më gjykojnë të tjerët.” /Abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!