×
  • Lajme
  • Botë

    Lëshohet alarmi për sulm ajror sapo arrin presidenti gjerman në Ukrainë, hyn në bunker

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 21:32

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti befas në Kiev ditën e sotme, ku pati bisedime me me zyrtarët ukrainas në një strehë për sulm ajror në një qytezë në veri-lindje të kryeqytetit.

    Menjëherë pas mbërritjes së tij në qytetin e Koryukivka, ndodhi një alarm ajror që bëri që Steinmeier, kryetari Ratan Akhmedov dhe një grup qytetarët të gjejnë strehë në bunker.

    “Kemi kaluar një orë e gjysmë në strehën e bombave. Kjo na dha një ndjenjë veçanërisht të gjallë të kushteve në të cilat njerëzit jetonin këtu”, tha Steinmeier.

    Sipas forcave ajrore të Ukrainës, alarmi u ngrit për shkak se ushtria ruse kishte lëshuar 10 dronë të prodhimit iranian nga Bjellorusia fqinje. /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!