×
  • Lajme
  • Botë

    Lideri i OBSH-së nxit vendet e G20 të ndjekin shembullin e SHBA-ve: Ndani vaksinat për koronavirusin

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 23:36

    Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve të G20 që të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të ndajnë dozat e vaksinave.

    Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte takuar me ambasadoren Erica Barks-Ruggles, zyrtare e Departamentit amerikan të Shtetit , dhe falënderoi Amerikën për “udhëheqjen e saj në ndarjen e dozave të vaksinave”.

    Ai shkroi në Twitter: “Shpresojmë që liderët e tjerë të G20-ës të marrin shembull dhe të sigurohen që të gjitha vendet të kenë furnizim të mjaftueshëm për të arritur mbulimin 40% deri në fund të vitit 2021”. /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!