×
  • Lajme
  • Botë

    Lideri i rebelëve: Siria ishte fushë lojërash për ambiciet iraniane

    Reporteri
    09 Dhjetor 2024 | 7:08

    Abu Mohammed al Jolani, i cili udhëhoqi ofensivën rebele që përmbysi regjimin e Bashar al Asadit, ka folur në xhaminë Umajad në Damask.

    Jawlani, i tha turmës se ishte “një fitore për të gjithë kombin mysliman” dhe përfaqësonte një “faqe të re për rajonin”.

    Ai falënderoi siç thotë ai “dëshmorët” që kishin vdekur në konfliktin e gjatë të Sirisë – lufta civile filloi në 2011 – dhe tha se Assad kishte përhapur “sektarizëm” dhe “korrupsion”, ka raportuar BBC.

    Ai tha se Siria ishte “braktisur si një shesh lojërash për ambiciet iraniane” nën Asad, por sot të gjithë mund të “merrnin frymë lirisht”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!