×
  • Lajme
  • Botë

    Macroni nuk përjashton mundësinë e dërgimit të ushtrisë në Ukrainë

    Reporteri
    27 Shkurt 2024 | 11:41

    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka hapur dyert që shtetet evropiane të dërgojnë ushtritë në Ukrainë, ani pse ka shtuar se nuk ka konsensus për këtë plan.

    Liderët e 20 shteteve evropiane janë mbledhur të hënën në Paris për t’ia dërguar presidentit rus Vladimir Putin mesazhin se Evropa përkrah Ukrainën dhe se nuk do të lejojë që Rusia të fitojë këtë luftë.

    “Nuk ka konsensus në këtë fazë… për dërgimin e ushtrive tokësore”, ka thënë Macroni në konferencën për media. “Nuk duhet përjashtuar asgjë. Ne do të bëjmë gjithçka që të sigurohemi se Rusia nuk do të fitojë”.

    Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se SHBA-ja nuk e ka në plan të dërgojë ushtri për të luftuar në Ukrainë dhe se nuk ka plane as për dërgimin e trupave të NATO-s, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Kryeministri sllovak, Robert Fico, i cili ka kundërshtuar ndihmat për Ukrainën, ka thënë se disa shtete të NATO-s dhe BE-së janë duke menduar që të dërgojnë ushtritë në Ukrainë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!