×
  • Lajme
  • Botë

    Mbante të mitura si skllave seksi, arrestohet milioneri

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 18:07

    Milioneri francez, Jacques Bouthier, u arrestua pasi akuzohet për abuzime seksuale me të mitura. 75-vjeçari akuzohet për përdhunimin dhe trafikimin e të paktën një vajze, e cila është sot 22 vjeç dhe pretendon se Bouthier e ka mbajtur si skllave seksi për 5 vite.

    Pronari i kompanisë Assu 2000, i cili vlerësohet se ka një pasuri prej 160 milionë eurosh, u arrestua bashkë me bashkëshorten dhe katër persona të tjerë. Autoritetet dyshojnë se ai mund të ketë mbajtur deri në 7 vajza të burgosura në një apartament në Paris.

    Por autoritetet thonë se dyshimet janë që ai i mbante vajzat e mitura, të moshës 14-16 vjeç, si skllave seksi dhe i përzinte më pas nga apartamenti pasi bëheshin maxhorene, dhe shumë të mëdha në moshë për të.

    Sipas asaj që raportohet në mediat franceze, Bouthier gjente vajza të mitura, të cilat kishin probleme familjare dhe ekonomike dhe i joshte duke iu premtuar strehim dhe ushqim.

    Vetë Bouthier i mohon akuzat dhe thotë se është viktimë e një shantazhi. Vajza që e akuzon, e quajtur Kenza, raportohet se i ka bërë një video të fshehtë për të ekspozuar krimet e tij. Pasi Bouthier kishte kuptuar që ajo po i rrëshqiste nga duart, kishte pajtuar tre punonjës të kompanisë së tij për të gjetur vajzën dhe për të shkatërruar videon. Por ata zgjodhën që ta shantazhonin dhe t’i kërkonin 1 milion euro. Të tre punonjësit gjithashtu u arrestuan./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!