×
  • Lajme
  • Botë

    Mikrofoni ndezur, Bideni dëgjohet duke fyer rëndë një gazetar

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 9:25

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është përfshirë në një incident, pasi u dëgjua duke e fyer rëndë gazetarin e mediumit me qasje kritike ndaj tij, “Fox News”, Peter Doocy. Presidenti e quajti atë “i biri budalla i kur**s”.

    “A mendoni se inflacioni është përgjegjësi politike në zgjedhjet e mesit të mandatit”, e pyeti gazetari presidentin amerikan, përderisa gazetarët po largoheshin nga salla në fund të një organizimi të Shtëpisë së Bardhë të hënën.

    Bideni dëgjohet duke iu përgjigjur me zë të ulët, si duket duke menduar se mikrofonin e ka të ndalur: “Jo, është një aset i madh – më shumë inflacion. Çfarë biri i kur**s.”

    Presidenti e kishte para vetes mikrofonin, por dukej se ai po fliste me veten ose mund të ketë menduar se mikrofoni ishte i ndalur, shkruan The Guardian.

    Shkëmbimi i fjalëve mes tyre u bë në fund të një takimi të Këshillit të Shtëpisë së Bardhë për Konkurrencë, ku zyrtarët ofruan të dhëna të përditësuara rreth përpjekjeve për ta luftuar inflacionin, i cili tash për tash ka shkuar në 7 për qind.

    Shtëpia e Bardhë këtë muaj ka thënë se inflacioni do të jetë vetëm një problem i përkohshëm, por disa demokratë janë shprehur të shqetësuar për pasojat më të gjata të mundshme politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!